EDO KAPITENI I SIGURT NË FITORE
Gjithçka për fitore
30 November, 2015 @21:08
Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, është i sigurtë se ekipi i tij do të bëj gjithçka për fitore nesër në ndeshje ndaj AEK Larnacas.
Sipas tij, e vetmja që nuk dihet është rezultati i ndeshjes tjetër, ku takohen Astana dhe Energia.
“Atmosfera në klub është shumë e mirë. Besojmë në fitore, pasi nga kjo ndeshje varet çdo gjë. Gjasat për t’u kualifikuar janë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur te fitorja. Nuk do të dorëzohemi dhe presim që edhe Astana të humb nga Energia ashtu që të shkojmë si vend i dytë,” ka thënë ndër të tjera kapiteni shumëvjeçar dhe i pazëvendësueshmi te ekipi bardhekaltër, Azemi.
Nesër me fillim nga ora 19, Sigal Prishtina luan ndaj AEK-ut në ndeshjen vendimtare të Grupit K të FIBA Europe Cup. Fitorja e Prishtinës dhe humbja e Astanas një ditë më vonë, çojnë bardhekaltërit tutje në fazën e dytë të garave.