Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Partizani i vogël për Fenerin

fenerbahce.org

Partizani i vogël për Fenerin


8 November, 2013 @23:17

Gjiganti turk, Fenerbahçe, nuk u ndalë edhe në ndeshjen e katërt në kuadër të Euroleague-së. Atmosfera e zjarrtë në palestrën Pionir Arena, ndikoi tek lojtarët e trajnerit Obradoviç, të cilët e mbyllën pjesën e parë në disavantazh me rezultat 38-30.

Por, në pjesën e dytë, në parket ishte një Fenerbahçe tërësisht tjetër. Që nga fillimi i çerekut të tretë, trajneri i Partizanit, Dusko Vujosevic, mori gabime teknike të njëpasnjëshme dhe u detyrua që të largohet nga banka e rezervistëve. 

Këtë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, Feneri, duke arritur një seri prej 9-0 dhe e përfundoi çerekun e tretë në avantazh 60-57.

Në dhjetë minutshin e fundit, mbrojtja e fortë e kanarinave dhe treshet e kroatit Bojan Bogdanovic bënë që tifozët serbë në palestër të mbesin të heshtur, pasi në fund skuadra turke shënoi fitore me rezultat 88-78.

Më i miri tek Fenerbahçe ishte Bojan Bogdanovic, i cili luajti me 26 pikë, ndërsa nga vija e treshit ishte i saktë gjashtë herë. 

Kosovari Kenan Sipahi, i cili në çdo ndeshje po e zhvillon lojën e tij, përkundër atmosferës së zjarrtë, ai u tregua gjakftohtë dhe shkëlqeu me 10 pikë, 2 asistime, 2 topa të vjedhura dhe një kërcim. Pikët e Kenanit ishin rekordi personal i tij në Euroleague.

Fenerbahçe Ulker, gjendet në krye të Grupit A, me 4 fitore e asnjë humbje, kurse Partizani mbetet me vetëm një fitore dhe tre humbje.


Video

Partizan - Fenerbahce




GRUPI A

1 Fenerbahçe Ulker 4 F 0 H
2 Barcelona 2 F 2 H
3 Nanterre 2 F 2 H
4 CSKA Moscow 2 F 2 H
5 Budivelnik Kiev 1 F 3 H
6 Partizan 1 F 3 H

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague