Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET - PRISHTINA E RE

Pas 3 xhirove New Basket fiton, Prishtina e Re ende pa fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Pas 3 xhirove New Basket fiton, Prishtina e Re ende pa fitore


16 November, 2020 @15:03

Skuadra prizrenase New Basket, duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 76-64, e regjistroi fitoren e parë të sezonit 2020/21 pas 3 xhirove të zhvilluara.

Më të dalluarit te New Basketi ishin Hajriz Hazeri me 20 pikë, 8 asistime, 7 topa të rrëmbyer e 6 asistime, Besmir Memaj me 12 pikë, Bardh Rexha me 11 pikë, 16 kërcime e 5 topa të rrëmbyer dhe Ardit Memçaj me 11 pikë të tjera.

Te Prishtina e Re të vetmit me pikë dyshifrore ishin Hadrian Paqarizi me 11 pikë dhe Arbër Smajli me 10 pikë.

TABELA AKTUALE

New Basket pas 3 xhirove ka bilanc prej 1 fitoreve e 2 humbjeve, kurse Prishtina e Re së bashku me Lipjanin ende nuk kanë fitore të shënuara në sezonin 2020/21.

Në xhiron tjetër New Basket takohet me Istogun, derisa Prishtina e Re me Lipjanin.


 
Të gjitha lajmet nga