FITORE E MADHE E BASHKIMIT
Pas 949 ditëve Bashkimi mposht Prishtinën
13 December, 2015 @19:42
Prishtina është në krizë. Kësaj radhe kampionët aktual nuk i kanë bërë ballë Bashkimit, ku këta të fundit të udhëhequr nga ish lojtari i Prishtinës, Granit Rugova kanë arritur të regjistrojnë fitoren e parë të ekipit prizrenas ndaj bardhekaltërve pas 949 ditësh.
Bashkimi nisi fortë në çerekun e parë dhe krijoi epërsi 5 pikëshe në fund të saj. Çereku i dytë kaloi baraz 20-20, ndërsa në çerekun e tretë Bashkimi përsëri ishte më i mirë duke ngritur epërsinë.
Çereku i fundit ishte mundësia e fundit për bardhekaltërit të arrijnë diçka më shumë, por e tëra që arritën ishte të ulin epërsinë dhe të mposhten në fund me 70-77.
Derisa Granit Rugova shkëlqeu me 20 pikë e 5 asistime te Bashkimi, atij i ndihmuan edhe Tre Bussey me 17 pikë e Marcel Jones me po aq. Gerti Shima e Tay Waller ishin të koncentruar në ndalje të kundërshtarit.
Dardan Berisha dështoi plotësisht në këtë ndeshje duke shënuar vetëm 6 pikë, ku nga 10 tentime për tre shënoi vetëm 2 herë. Më efikasi te ekipi kampion ka qenë Mohamed Abukar me 23 pikë të shënuara, të cilit i ndihmoi deri diku Blerim Mazreku me double-double prej 16 pikëve e 17 kërcimeve si dhe Gëzim Morina me 12 pikë tjera.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Bashkimit këtë stinor ndaj Prishtinës, derisa Prishtina ka regjistruar humbjen e tretë të stinorit në Superligë dhe të katërtën në dhjetor.
Statistikat ekipore
SIGAL PRISHTINA | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 12 | 17 | |
Çereku i dytë | 20 | 20 | |
Çereku i tretë | 17 | 25 | |
Çereku i katërt | 21 | 15 | |
Kërcime | 32 | 28 | |
Asistime | 14 | 19 | |
Bllokada | 3 | 0 | |
Topa të vjedhur | 3 | 6 | |
Topa të humbur | 11 | 7 | |
Tentime për tre pikë | 7/24 (29%) | 6/17 (35%) | |
Tentime për dy pikë | 17/32 (53%) | 29/51 (56%) | |
Gjuajtje të lira | 15/17 (88%) | 1/3 (33%) |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Mohamed Abukar | 23 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
2 | Blerim Mazreku | 16 pikë | 17 kërcime | 2 asistime |
3 | Gëzim Morina | 12 pikë | 4 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Stanimir Marinov | 11 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
5 | Dardan Berisha | 6 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Edmond Azemi | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Granit Rugova | 20 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
2 | Tree Bussey | 17 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
3 | Marcel Jones | 17 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Gerti Shima | 6 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
5 | Tay Waller | 6 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
6 | Endrit Hysenagolli | 6 pikë | 5 kërcime | - |
7 | Arion Balluku | 3 pikë | - | - |
8 | Qëndrim Biraj | 2 pikë | - | - |