MITROVICASIT TRIUMFOJNË NË GJAKOVË
Trepça pa probleme ndaj Vëllaznimit
12 December, 2015 @19:49
Trepça ka shënuar fitoren e gjashtë të stinorit sot në “Shani Nushi” të Gjakovës, duke e mposhtur Vëllaznimin lehtë.
Në dy çerekët e parë të ndeshjes mitrovicasit kanë krijuar avantazh të madh, duke eksperimentuar në çerekun e tretë, ndërsa në të katërtën kanë testuar mirë mbrojtjen e skuadrës duke mos lënë gjakovarët të shënojnë pikë dyshifrore.
Korab Prekazi dhe Artin Gashi kanë qenë lojtarët më efikas te Trepça, me nga 16 pikë të shënuara, ndërsa pikë dyshifrore kanë shënuar edhe Valdrin Haxhiu e Agon Selmani, 14, përkatësisht 10.
Neven Plantak ka provuar të gjithë basketbollistët në dispozicion, derisa çdonjëri ka shënuar së paku 2 pikë.
Në anën tjetër te Vëllaznimi, Genti Zeka ka qenë më efikasi me 21 pikë të shënuara, e përveç tij vetëm edhe Arian Qallaku ka arritur të shënojë pikë dyshifrore duke shënuar 10 pikë.
Përndryshe, kur u kuptua se humbja ishte e pashmangshme edhe trajneri i gjakovarëve, Shkumbin Kumnova i ka dhënë mundësi thuajse tërë ekipit të paraqitet në ndeshje.
Trepça pas kësaj ndeshjeje ka bilanc 6-4, ndërsa Vëllaznimi 2-9.
Statistikat ekipore
VËLLAZNIMI | TREPÇA | ||
Çereku i parë | 11 | 21 | |
Çereku i dytë | 15 | 27 | |
Çereku i tretë | 23 | 18 | |
Çereku i katërt | 9 | 19 | |
Kërcime | 33 | 34 | |
Asistime | 14 | 15 | |
Bllokada | 1 | 0 | |
Topa të vjedhur | 6 | 5 | |
Topa të humbur | 12 | 11 | |
Tentime për tre pikë | 5/22 (22%) | 9/18 (50%) | |
Tentime për dy pikë | 17/38 (44%) | 22/43 (51%) | |
Gjuajtje të lira | 9/15 (60%) | 14/24 (58%) |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Genti Zeka | 21 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
2 | Arian Qallaku | 10 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
3 | Blend Matoshi | 9 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Atik Koshi | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
5 | Leutrim Berisha | 3 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Sami Hajzeraj | 2 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Michael Lewis | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Kreshnik Avdija | 2 pikë | 2 asistime | - |
9 | Mehmet Kollqaku | 2 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Driton Rraci | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
11 | Dardan Brovina | 0 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Artin Gashi | 16 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
2 | Korab Prekazi | 16 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
3 | Valdrin Haxhiu | 14 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Agon Selmani | 10 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
5 | Gazmend Asllani | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Besnik Azemi | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Ylldrit Sahiti | 4 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Musab Malaj | 4 pikë | - | - |
9 | Arian Tahiri | 3 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
10 | Rinor Selmani | 2 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Rinor Kosterci | 2 pikë | 1 kërcim | - |
12 | Petar Zivkovic | 2 pikë | 1 asistim | - |