PËRFUNDON SERIA E WARRIORSIT
U mposhtën
13 December, 2015 @12:17
Që nga starti i stinorit, për herë të parë u ndalë skuadra e Golden State Warriors.
Djelmoshat e trajnerit Luke Walton, u mposhtën pas 24 ndeshjeve, kundër Milwaukee Bucksit, me rezultat 108-95.
Tek luftëtarët, është vërejtur se dominonte lodhja, ngase një natë më parë, luajtën një ndeshje me dy vazhdime kundër Boston Celticsit, ndërsa mbrëmë, 28 pikët e Stephen Curryt, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë.
Në anën tjetër, lojtarët e Bucksit, u gëzuan shumë, të cilët e ndërprenë këtë seri fenomenale, derisa rol të rëndësishëm në fitore luajti Greg Monroe me 28 pikë e 11 kërcime.
Ylli i Golden State Warriorsit, Curry, pas ndeshjes deklaroi kështu: “Ne treguam një vrull, për t’u kthyer në lojë, patëm disa ndalesa gjatë ndeshjes, por për 48 minuta, unë nuk mendojë se ndonjëri mund të thotë se kemi qenë agresivë, ashtu siç kemi luajtur deri më tani”.
Golden State, e regjistroi humbjen e parë të stinorit, krahas 24 fitoreve, derisa për herë të parë nuk arritën të shënojnë 100 pikë në ndeshje që nga fillimi i stinorit.
Knicks, kthehet me fitore nga Portlandi
New York Knicks, arriti ta mposht Portlandin, me rezultat të ngushtë, 112-110. Portlandi, u mundua që ta kthej lojën në sekondat e fundit, por nuk e arriti këtë dhe regjistroi humbjen e 15-të, të cilët i kanë edhe 10 fitore.
Ndërsa, në fitoren e 11-të të Knicksit, luajti rol kryesor Carmelo Anthony, me 37 pikë të shënuara.
Video
TOP 10
REZULTATET
Brooklyn - Clippers | 100-105 | ||
Charlotte - Boston | 93-98 | ||
Detroit - Indiana | 118-96 | ||
Atlanta - San Antonio | 78-103 | ||
Chicago - New Orleans | 98-94 | ||
Houston - Lakers | 126-97 | ||
Dallas - Washington | 111-114 | ||
Milwaukee - Golden State | 108-95 | ||
Portland - Knicks | 110-112 |