Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEGIA WARSZAWA - PRISHTINA

Pas dy vazhdimeve, eliminohet Prishtina

Pas dy vazhdimeve, eliminohet Prishtina


20 September, 2019 @22:34

Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, pas dy vazhdimeve të luajtura kundër skuadrës polake Legia Warszawa, duke u mposhtur me rezultat 85-83, u eliminua nga Champions League.

a

Prishtina në tre çerekët e parë, e kontrolloi ritmin e lojës, madje në çerekun e tretë me mbrojtje të mirë, kryeqytetasit e lejuan kundërshtarin të shënojë vetëm tetë pikë, e kështu pas çerekut të tretë rezultati shënonte 50-59.

Në çerekun e fundit, skuadra polake arriti të këndellet dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

a

Vazhdimi i parë përfundoi me rezultat 7-7, kurse në vazhdimin e dytë më të koncentruar ishin lojtarët e Legias, të cilët së pari e nisën një seri prej 7-0-ve, e më pas nuk gabuan deri në fund për ta mposhtur Prishtinën me rezultat 85-83.

Divine Myles ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina me 26 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Mikaile Tmusic me 17 pikë, Dardan Berisha me 14 pikë, Fahro Alihodzic me 12 pikë e 12 kërcime, por nuk mjaftuan për t’u kualifikuar në raundin e dytë në Ligën e Kampionëve.

Te Legia më i dalluari ishte Drew Brandon me 21 pikë e 12 kërcime.

a

Kjo ishte hera e tretë radhazi për Prishtinën që po eliminohet në këtë fazë të Champions Leagues, kurse tani Prishtina do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar në Fiba Europe Cup në fazën e grupeve.


 
Të gjitha lajmet nga