Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMTARET APO VAZHDIM I SERISË

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë


26 April, 2024 @10:25

FBK ka përcaktuar terminet e ndeshjeve të treta të serive gjysmëfinale të playoffit të Superligës. Seria me Pejën (2)* dhe Yllin (3) si kundërshtar, ku ekipi suharekas është në avantazh me 0-2 do të ketë ndeshjen e tretë me Pejën si vendase të shtunën më 27 prill me fillim prej orës 19:00. Ndërsa seria tjetër, ku Trepça (1)* po udhëheq ndaj Prishtinës (4) 2-0 duelin e tretë do ta zhvillojë të dielën më 28 prill me fillim prej orës 19:00. Ekipi që shënon 3 fitore në seri, siguron finalen.

Për Pejën dhe Prishtinën tashmë secila ndeshje është vendimtare nëse dëshirojnë të zgjasin serinë dhe të shpresojnë në befasi, pasi që fitorja e kundërshtarëve të tyre në një ndeshje do të thotë përfundim i stinorit për pejanët dhe prishtinasit - dy skudrat me më së shumti tituj kampioni në Kosovë.

PLAYOFF SKEMA

Trepça në anën tjetër është duke e kërkuar finalen e tretë me radhë, pas dy të humburave në stinorët e kaluar (nga Ylli 2021/22 dhe nga Peja 2022/23), kurse Ylli që është në formë tepër të mirë të kapur në ciklin e fundit të garave të rregullta të stinorit, po kërkon finalen e tretë në katër stinorët e fundit, ku fitoi edhe dy titujt e parë të kampionit të Kosovës.

Priten duele interesante, ndërsa ajo që dihet është se Peja në duelin e radhës nuk do të mund të ketë përkrahjen e spektatorëve në palestër, pasi që është dënuar nga KG i FBK-së për dy ndeshje zhvillimi të lojëve pa tifozë. Peja është kampione në fuqi e Kosovës. Prishtina në anën tjetër nuk ka luajtur finale të playoffit të Superligës që prej stinorit 2018/19, kur mposhti Rahovecin 3-1 dhe fitoi titullin e fundit të kampionit të Kosovës.

*Pozita gjatë stinorit të rregullt


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga