Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATA DHE ORA - GJYSMËFINALET

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Foto: KBTrepca/ fb

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit


23 April, 2024 @14:06

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit.

Peja, që humbi ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të playoffit ndaj Yllit në shtëpi, do të udhëtojë në “13 qershori” të Suharekës më 24 prill, ndërsa ndeshja nis në ora 19:00. Ylli ka epërsinë 1-0 në seri dhe ekipi që arrin tre fitore së pari siguron finalen e playoffit.

PLAYOFF SKEMA

Gjysmëfinalja tjetër, ku Trepça fitoi ndaj Prishtinës duelin e parë dhe ka epërsinë 1-0 në seri luhet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sportev” me fillim prej orës 19:00 më 25 prill.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga