Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË YLLIT, PAS NDESHJES

Mijovic: Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët

Foto: LigaUnike

Mijovic: Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët


24 April, 2024 @23:27

Trajneri i Yllit, Petar Mijovic, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Pejës ka thënë se disa vendime të gabuara në sulm e mbrojtje të ekipit të tij kanë bërë që mysafirët të mos shkëputen nga loja dhe të luftojnë deri në fund, ndërsa ekipi i tij ka pasur mundësi ta mbyllë ndeshjen më herët.

Gjithashtu, malazezi ka bërë të ditur se ekipi i tij duhet të jetë shumë i koncentruar mentalisht në ndeshjen e radhës për të arritur fitoren e tretë, pasi që të gjitha ndeshjet ndaj Pejës po janë të vështira.

“Ka qenë ndeshje e vështirë, sikurse të gjitha ndeshjet që kanë qenë mes nesh e Pejës. Sonte mendoj që kemi qenë ekip më i mirë. Kemi pasur mundësi të mbyllim ndeshjen më herët pasi kemi udhëhequr deri me 13 pikë, por kemi bërë disa gabime në sulm, pastaj edhe në mbrojtje duke i dhënë mundësi atyre të rikthehen në lojë. Tash duhet të koncentrohemi mentalisht për të arritur fitoren e tretë,” ka thënë Mijovic pas ndeshjes.

Ylli është duke udhëhequr serinë gjysmfinale të playoffit 2-0 ndaj Pejës dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të arritur finalen. Në përballjen e radhës Peja është vendase, mirëpo verdhezinjtë do të luajnë në terren bosh, pasi që “Karagaçi” u suspendua nga KG për dy ndeshjet e radhës të jenë ndeshjet pa spektatorë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga