Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIM NË FUND, PËR FITORE

Përmbysje e fuqishme e Trepçës ndaj Prishtinës, për 2-0

Foto: KBTrepca/ fb

Përmbysje e fuqishme e Trepçës ndaj Prishtinës, për 2-0


25 April, 2024 @22:07

Përkundër se ka qenë në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, Prishtina në 2 minutat e fundit të ndeshjes nuk ka arritur të shënojë asnjë pikë, derisa ishte duke udhëhequr 85-79, ndërsa Trepça me 2 pikë të Brandon Edërads dhe 5 të Darnell Edge në fund, shënoi fitore 85-86 për të fituar ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të playoffit dhe për të marrë epërsinë 2-0 në seri! Clark e Wilson tentuan për Prishtinën - por s’arritën të shënojnë.

Tashmë, ekipit të Adis Beciragicit i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar finalen e playoffit të Superligës.

PLAYOFF SKEMA

Darnell Edge dha 28 pikë, 5 prej të cilave në momentet më kritike të ndeshjes, ndërsa bëri edhe 8 asistime e 4 kërcime në fitoren e dytë të serisë gjysmëfinale të ekipit të tij. Me nga 15 pikë ndeshjen e përfunduan Drilon Hajrizi e Mikaile Tmusic, ndërsa 12 të tjera i dha Brandon Edwards, që bëri edhe 9 kërcime.

Donte Clark dha 19 pikë ndërsa Diamond Stone 14 pikë për Prishtinën. Me 12 të shënuara ndeshjen e mbylli Malcolm Armstead. Prishtina tash duhet të fitojë secilën ndeshje për të shpresuar në finale. Bardhekaltërit nuk kanë arritur finalen e playoffit që prej stinorit 2018/19! Trepça është duke e kërkuar të tretën rresht, ndërsa në dy të kaluarat s’arritën titullin. Përndryshe, Trepça Prishtinën këtë stinor e ka fituar në secilën ndeshje në secilën garë ku janë takuar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga