Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËLQIMI I VERGE-IT

Alonzo Verge — MVP i Ylli-Peja (2)

Alonzo Verge — MVP i Ylli-Peja (2)


24 April, 2024 @23:35

Amerikani Alonzo Verge Jr. ka shënuar sonte rekord pikë në kuadër të këtij stinorit të Superligës, duke dhënë hiç më pak se 52 pikë ndaj Pejës për t’ia sjellë fitoren e dytë ekipit të tij në serinë gjysmëfinale.

Ylli me fitore ndaj Pejës, tash ka epërsinë 2-0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar finalen e playoffit të Superligës. E paraqitja e Verge-it sonte ka qenë për mbamendje: 52 pikë, 5 asistime, 9 kërcime për 39.50 minuta lojë, duke shutuar 4/6 për tre pikë dhe 10/12 në gjuajtjet e lira me 62% saktësi për dy pikë.

Ai gjithashtu rrëmbeu tre topa nga lojtarët kundërshtarë sonte, ndërsa u faulua plot 10 herë nga pejanët - që është më së shumti në këtë ndeshje për një lojtar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga