Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI I GARAVE DËNON PEJËN DHE TREPÇËN

Peja dënohet me 2 ndeshje pa shikues dhe 5 mijë euro, Trepça me 1 mijë e 200 euro

Foto: FBK

Peja dënohet me 2 ndeshje pa shikues dhe 5 mijë euro, Trepça me 1 mijë e 200 euro


23 April, 2024 @13:54

Pas përballjeve të para të gjysmëfinaleve të playoffit të Superligës, KG i FBK-së ka shqiptuar edhe dënimet për klubet dhe akterët në lojë për shkak të parregullsive të regjistruara në ndeshjet e para.

Peja si vendase, u mposht nga Ylli në përballjen e parë gjysmëfinale të playoffit, ndërsa Trepça fitoi duelin ndaj Prishtinës.

Peja është dënuar për shkelje të nenit 51.23 dhe 51.26.2 të PG-së, ku e para thotë: “Shkaktimi i lëndimeve të lehta ndaj lojtarëve, zyrtarëve, gjyqtarëve apo vëzhguesve nga hedhjet e gjësendeve në fushë të lojës” - që parasheh dënim prej suspendimit të 2 ndeshjeve terrenin dhe 5 mijë euro në të holla. Ndërsa 51.26.2 thotë: “Vërejtje e fundit dhe tërheqje në teshatore për periudhë 15-minutëshe për krijimin e kushteve për vazhdim ët ndeshjes, duke zbrazur spektatorët dhe personat jozyrtarë nga salla.”

PLAYOFF SKEMA

Trepça në anën tjetër është dënuar me 1200 euro në total, për shkak të shkeljes së nenit 51.16, që thotë: “Anim jossportiv dhe sharja e fyerja në kor e ekipeve gjatë, para dhe pas ndeshjes që shkakton ndërprerje të ndeshjes.” dhe nenit 51.3 që thotë: “Hedhja e gjësendeve të forta në fushë që mund të shkaktojnë lëndime të lehta (shkrepëse, monedha, shishe plastike, etj.)

Sa i përket akterëve, dënime për gabime teknike kanë marrë: Rami Hadar (trajner, Peja) - 300 euro, Nate Grimes (Ylli) - 100 euro, Alonzo Verge Jr. (Ylli) - 100 euro dhe Malcolm Armstead (Prishtina) - 100 euro.

Pra, nga këto dënime të shqiptuara lë të kuptohet se Peja nuk do të mund të ketë përkrahjen e “shqiponjave” përgjatë tërë ndeshjeve gjysmëfinale, nëse seria shkon deri në 5 ndeshje. Peja ka përparësinë e terrenit vendas ndaj Yllit dhe një ndeshje veçse u luajt, dhe rezultati është 0-1 në të mirë të Yllit. Përballja e radhës luhet në Suharekë, ndërsa e treta përsëri në Pejë. Seria shkon derisa njëri ekip të arrijë tre fitore, për të siguruar finalen.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga