Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"MINATORI" NË FESTË NDAJ RIVALIT TË PËRHERSHËM

Trepça nis mbarë playoffin ndaj Prishtinës

Foto: FBK

Trepça nis mbarë playoffin ndaj Prishtinës


21 April, 2024 @20:54

Katër minuta para fundit të lojës, Trepça kishte avantazh 2 pikësh ndaj Prishtinës 72-70. Derisa Prishtina shpresonte në befasi, Trepça u konsolidua edhe një herë në ndeshje për të shtuar avantazhin dhe për të ruajtur distancën 4-5 pikëshe në përballje për të shkuar qetë në sekondat e fundit të lojës dhe për t’ia nisur mbarë playoffit.

Prishtina mposhti Trepçën 87-81 në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të playoffit të Superligës, për të marrë epërsinë fillestare 1-0 dhe për të shfrytëzuar epërsinë e terrenit vendas. Përballja dha sinjale se në seri mund të shihen duele tepër interesante dhe të ngushta, ku detajet do të vendosin.

PLAYOFF SKEMA

Por, Trepça me Drilon Hajrizin që shpërtheu në pjesë të dytë dhe në total me pesë lojtarë që dhanë pikë dyshifrore siguroi fitoren dhe tashmë do të jetë sado pak më e qetë në ndeshjen e dytë të serisë që pritet të luhet të enjten në Prishtinë, pasi që sistemi i ndeshjeve të playoffit luhet vajtje-ardhje derisa një ekip të arrijë tre fitore në seri.

Hajrizi kreu ndeshjen me 14 pikë e 3 kërcime, ndërsa me 13 pikë luajti Kevin Capers, e nga 12 shënuan Mikaile Tmusic (+ 7 asistime) dhe Darnell Edge.

Diamond Stone mbetet më efikasi te Prishtina edhe sonte. Ai kreu lojën me 23 pikë (më së shumti në ndeshje), ndërsa regjistroi edhe 4 kërcime. Me 15 pikë luajti Donovan Smith, kurse 13 i shënoi Derrick Wlson, që bëri edhe 4 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga