Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALONZO VERGE JR REALIZON 52 PIKË!!!

Verge me rekord-stinori — Ylli një hap para finales!

Foto: FBK

Verge me rekord-stinori — Ylli një hap para finales!


24 April, 2024 @21:02

Alonzo Verge Jr. ka mposhtur thuajse i vetëm Pejën sonte! Amerikani ka thyer rekord të stinorit duke shënuar 52 pikë, ndërsa Ylli ka mposhtur Pejën me rezultat 92-86 për të marrë epërsinë 2-0 në serinë gjysmëfinale të playoffit të Superligës. Ekipi që arrin tre fitore së pari, siguron finalen e playoffit. Ndërsa Peja është kampione aktuale e Superligës.

Ylli ka fituar ndeshjen e dytë ngushtë në rezultat ndaj Pejës, pasi që kampionët aktual të Superligës në pjesë të dytë luftuan mjaft për të afruar dhe për të marrë epërsinë, por nuk e arritën. Ka qenë Verge që ka thyer çdo mundësi të pejanëve sonte, ndërsa ai pos rekord 52 pikëve të shënuara, bëri edhe 5 asistime e 9 kërcime në fitoren e ekipit suharekas. Verge shënoi 4 prej 6 tentimeve për tre pikë, ndërsa dha 10 nga 12 tentime për gjuajtje të lira.

I vetmi lojtar tjetër te Ylli që ka shënuar pikë dyshifrore ka qenë kapiteni Gëzim Morina, 10.

PLAYOFF SKEMA

Kwame Vaughn me 18, Justin Davis me 14 dhe Deandre Davis me 13 pikë kanë qenë më efikasit te Peja, por pamjaftueshëm për t’i kundërvënë Verge-it në formë të jashtëzakonshme.

Yllit tash i duhet vetëm edhe një fitore në seri, për të siguruar finalen e playoffit ku do të luajë ndaj fituesit të serisë tjetër gjysmëfinale, Trepça-Prishtina. Peja, duhet të bëj rikthim maksimal në seri, duke fituar secilën ndeshje të radhës për të shpresuar mbrojtjen e titullit!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga