Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PEJËS, PAS NDESHJES

Hadar: Nuk arritëm ta ndalim Alonzo Verge-in!

Hadar: Nuk arritëm ta ndalim Alonzo Verge-in!


24 April, 2024 @23:16

I shkurtër ka qenë në deklaratë trajneri i Pejës Rami Hadar pas humbjes së dytë në serinë gjysmëfinale të playoffit nga Ylli.

Ai ka pranuar se mosarritja për të ndalë Alonzo Verge-in ka qenë faktori kryesor i humbjes së ekipit të tij. Verge shënoi rekord stinori, duke dhënë 52 pikë për Yllin në fitore 92-86 ndaj Pejës.

“Problemi kryesor i joni sonte ka qenë që nuk kemi arritur të ndalim assesi Alonzo Verge-in,” ka thënë Hadar.

Peja, që është kampione në fuqi e Superligës, është në disavantazh 0-2 në serinë gjysmëfinale të playoffit ndaj Yllit. Verdhezinjtë nëse dëshirojnë finalen duhet të fitojnë secilën ndeshje të mbetur të serisë, për të përmbysur epërsinë e madhe të Yllit. Ekipi që së pari arrin 3 fitore, siguron finalen e playoffit të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga