PRISHTINA
Pas humbjes nga Vëllaznimi, dorëhiqet trajneri i Prishtinës
24 February, 2021 @19:29
Prishtina pësoi humbje nga Vëllaznimi sot në shtëpi, me rezultat 74-86.
Trajneri malazez, Dragan Radovic, ka dhënë dorëheqje dhe u largua nga skuadra e Prishtinës.
Në komunikatën e klubit të Prishtinës është thënë: “Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, Kryetrajneri Dragan Radovic njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita”.
Prishtina ka falenderuar trajnerin për kontributin e dhënë: “Trajnerin Radovic e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”.
Radovici me Sigal Prishtinën e fitoi Kupën e Kosovës, derisa në Superligë luajti 6 ndeshje ku pësoi 4 herë dhe fitoi dy ndeshje.
Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me 6 fitore e 14 humbje.