FERONIKELI - DARDANËT

Pas tri humbjeve rresht, vjen fitorja e tretë rresht
19 November, 2021 @22:18
KB Dardanët në debutimin e tyre në Ligën e Parë, e nisën me 3 humbje rresht, tani arritën ta regjistrojnë fitoren e tretë rresht duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 81-93.
Nga çereku i parë e deri në fund, kontrolli ishte te Dardanët.
Mirlind Zekaj shkëlqeu me 40 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Nicholas Paul me 21 pikë e 16 kërcime e Emanuel Gegaj me 15 pikë të tjera.
Te Feronikeli u veçuan Butrint Gashi me 25 pikë, 17 kërcime e 6 asistime dhe Bunjan Hasku me 21 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.
Dardanët me 3 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e pestë, kurse Nikli është skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë.
Në xhiron e shtatë Dardanët takohen me Prishtinën e Re, derisa Feronikeli përballet me Istogun.