Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PEJA

Peja bën rikthim, mposht Prizrenin

Foto: FBK

Peja bën rikthim, mposht Prizrenin


17 September, 2022 @21:16

Përkundër epërsisë së Prizrenit që e kishte deri në fund të cerekut të tretë, në atë të fundit Peja është këndellur dhe me lojë të mirë të Rodney Purvisit dhe Jalen Tate ka arritur të shënojë fitoren e dytë radhazi të stinorit, Prizreni 91-94 Peja [26-26, 27-16, 23-28, 15-24].

Ekipi i Pejës ndali makinerinë e koshave të Prizrenit në cerek të fundit në vetëm 15 pikë, për heër të parë në ndeshje në një cerek me më pak se 20 pikë të shënuara, ndërsa ekipi verdhezi me paraqitjen në pjesë të dytë fitoi ngushtë.

Rodney Purvis luajti me 31 pikë, 4 asistime e 6 kërcime në fitoren e Pejës, ndërsa Tate dha 18 pikë, 6 kërcime e 4 asistime në këtë fitore të rëndësishme për mysafirët sonte.

TABELA AKTUALE

Te Prizreni, përkundër lojës së mirë të Ivan Koljevicit, që kreu ndeshjen me double-double prej 32 pikëve, 11 asistimeve dhe 8 kërcimeve, në fund u desht të pajtohen me disfatë.

Pas kësaj ndeshjeje, Peja ka bilans 2-0, ndërsa Prizreni 0-2. Në xhiron e radhës Prizreni luan derbin lokal ndaj Bashkimit, ndërsa Peja pret kampionin pa fitore, Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga