KOSHAVERAZHI
Peja dhe Prishtina, godasin kundërshtarët
11 November, 2013 @11:14
Se Sigal Prishtina dhe Peja do të jenë dy skuadrat që do ta thonë fjalën kryesore në kampionat këtë stinor, nuk ka pasur dyshim.
Mirëpo, që dallimi do të jetë aq i madh me skuadrat tjera dhe fitoret të jenë me rezultat bindës, tepër të madh, edhe ndaj skuadrave që konkurrojnë për Play-Off si Bashkimi, Trepça e RTV 21 - kjo ka dëshpëruar.
Fitoret e thella të Sigal Prishtinës dhe Pejës ndaj këtyre skuadrave kanë bërë që ato të mos dalin nga minusi edhe përkundër fitoreve në ndeshje tjera.
RTV 21 me koshaverazh -22, pastaj Bashkimi me -23 dhe Trepça me -25 janë përafërisht aty, derisa skuadrat tjera si Drita, Besa e Kastrioti kanë minus koshaverazh të thellë, pas ciklit të parë të Superligës ku çdonjëra skuadër u takua së paku njëherë me skuadrën tjetër.
Koshaverazhin më të mirë e mban Peja, me plus 187, derisa ndiqet nga Sigal Prishtina me plus 178. Të tjerat, të gjitha janë në minus.