BOSTON
Florida në fund bëhet “Green”
10 November, 2013 @11:17
Ndeshja ndërmjet Miami Heat dhe Boston Celtics, përfundoi me plotë emocione. Sidomos në fund të ndeshjes, ku fati i Miamit, ishte në duart e Dwyane Wade-it.
Wade ishte në vijën e gjuajtjeve të lira, ku rezultati ishte 110-108 në favor të skuadrës nga Florida. Dwyane, pasi që e humbi gjuajtjen e parë, me qëllim deshti të humbaste të dytën, por topi nuk e preku harkun, që ia mundësoi Bostonit edhe një sulm në fund.
Të gjithë menduan se Miami Heat e fitoi ndeshjen, por ishte njëri që ua la ‘ujin në fyt’. Kishin mbetur edhe 0.6 sekonda, ku Jeff Green arriti të shënojë nga vija e treshit që ia solli fitoren Bostonit me rezultat 111-110.
Green luajti me 25 pikë, 5 kërcime e 2 asistime dhe ishte më i miri tek Bostoni, ndërsa në anën tjetër, LeBron James shkëlqeu me 25 pikë, 10 asistime e 8 kërcime, por kjo performancë e shkëlqyer, nuk mjaftoi që ta ndalë humbjen ndaj Celticsit.
Miami Heat, gjatë tërë ndeshjes, luajti me 57,7 % saktësi, por në disa raste duhet të jetë edhe faktori i fatit me skuadrën.
Kjo ishte humbja e tretë për kampionin aktual, ndërsa Bostoni e regjistroi fitoren e tretë.
Video
Shënimi i Jeff Green në sekondat e fundit