PACERS
Indiana u mësua me fitore
9 November, 2013 @10:55
Të pamposhturit, Indiana Pacers, vazhduan me serinë pozitive edhe kundër Toronto Raptors. Ndeshja e zhvilluar në Indianapolis, përfundoi me rezultat 91-84.
Paul George, është duke e mbajtur barrën kryesore të skuadrës. Ai kundër Torontos, luajti me 23 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, i cili ishte më i miri tek Indiana. George u ndihmua edhe nga Roy Hibbert me 20 sosh.
Në anën tjetër, Rudy Gay shkëlqeu me 30 pikë, por nuk mjaftuan për të njoftuar Indianën, me humbjen e parë.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Indianës, të cilët nuk kanë asnjë humbje, kurse Toronto ka bilanc prej dy fitoreve e katër humbjeve.
Pacers, ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Brooklyn Netsit.