SUPERLIGA
Prishtina vazhdon pa humbje
7 November, 2013 @19:40
Sigal Prishtina po vazhdon të dominojë në palestrat e basketbollit në Kosovë. Skuadra e vetme pa humbje në Superligë, e mposhti Trepçën me rezultat të thellë 88-60.
Në fakt, mitrovicasit ishin ata të cilët ia nisën më mirë ndeshjes. Ekipi i trajnerit spanjoll, Israel Martin, krijoi epërsinë 0-7 në fillim të ndeshjes, mirëpo kjo epërsi shumë shpejtë u përmbys nga ana e prishtinasve, të cilët e përmbyllën çerekun e parë me dy pikë epërsi (13-11).
Kjo ishte edhe e tëra sa i përket rivalitetit në lojë, pasi që Sigal Prishtina e filloi çerekun e dytë me dy trepikësha të njëpasnjëshme, duke e thelluar epërsinë deri në 15 pikë në fund të pjesës së parë.
Në vazhdim i gjithë kontrolli i lojës ishte në duart e basketbollistëve bardhekaltër, të cilët shënuan fitore të merituar me epërsi prej 28 pikëve.
Interesant ishte fakti se katër basketbollistët më efikas te ekipi fitues ishin basketbollistë vendorë, kurse në anën tjetër, basketbollistët e huaj ishin ata të cilët u munduan ta mbajnë në këmbë skuadrën e tyre.
Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Dardan Berisha me 18 pikë, kurse Blerim Mazreku shtoi 15 pikë të tjera. Te Trepça më i dalluari ishte Dominique Lacy me 14 pikë e katër kërcime.
Kjo fitore e mban Prishtinën në krye të tabelës, derisa për Trepçën kjo ishte humbja e katërt në këtë stinor.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Trepça | ||
Çereku i parë | 13 | 11 | |
Çereku i dytë | 28 | 15 | |
Çereku i tretë | 22 | 18 | |
Çereku i katërt | 25 | 16 | |
Kërcime | 43 | 31 | |
Asistime | 15 | 11 | |
Bllokada | 5 | 1 | |
Topa të vjedhur | 9 | 10 | |
Topa të humbur | 16 | 19 | |
Tentime për tre pikë | 8/22 | 5/27 | |
Tentime për dy pikë | 24/40 | 12/33 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 16/23 | 21/31 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 18 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
2 | Blerim Mazreku | 15 pikë | 2 kërcime | |
3 | Edmond Azemi | 10 pikë | 7 kërcime | |
4 | Alban Veseli | 10 pikë | 1 kërcime | 1 asistim |
5 | K'Zell Wesson | 9 pikë | 7 kërcime | 2 asistime/ 2 bllokada |
6 | Fisnik Rugova | 6 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
7 | Muhamed Hasani | 5 pikë | 3 kërcime | |
8 | Kendrick Jones | 5 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
9 | Aurimas Kieza | 4 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
10 | Tay Waller | 4 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
11 | Kreshnik Juniku | 2 pikë | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Dominique Lacy | 14 pikë | 4 kërcime | |
2 | Jan Orfila | 12 pikë | 4 kërcime | 2 asistime/ 1 bllokadë |
3 | Joshua Brown | 11 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Robert Goff | 8 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
5 | Gazmend Asllani | 5 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Valdrin Haxhiu | 4 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
7 | Imer Tahiri | 3 pikë | 4 kërcime | |
8 | Korab Prekazi | 2 pikë | 1 kërcim | |
9 | Besnik Azemi | 1 pikë | 1 kërcim |