NË KËRKIM TË FITORES
Warrick, përforcim i Besës
7 November, 2013 @10:33
Amerikani Gerald Warrick do të jetë transferi më i ri i Besës së Pejës. Skuadra pejane ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Federatë të Basketbollit të Kosovës për këtë lojtar, që parasheh ardhjen e tij këto ditë.
Warrick i cili së fundi ka luajtur në ligën e dytë malaziase për ekipin Strsljen të Gusinjes ka pasur paraqitje mjaft të mira dhe është dalluar për atraktivitet gjithashtu.
Warrick do të zëvendësojë qendrën uzbeke të larguar nga klubi, Dimitry Sviridov, i cili nuk u pëlqye nga krerët e klubit pejan.
Besa është në vendin e fundit të Superligës dhe ende vuan për të shënuar fitoren e parë të saj. Ata sonte ndeshen ndaj Kastriotit të Ferizajit, ku presin fitore.
Besa në radhët e veta aktualisht ka tre amerikanë dhe me Warrickun do të kompletojnë katërshen e huaj të lejuar.
Besa në fundjavë do të zhvillojë ndeshjen e fundit të ciklit të parë dhe atë ndaj ish kampiones, Trepça.
INFO
Gerald Warrick luan në pozitën e alo qendrës. Ai është 203 centimetra i gjatë dhe është 26 vjeç. |