KAMPIONJA
Peja shkelë Dritën
6 November, 2013 @20:16
Peja e cila i dha përkrahje të plotë trajnerit të saj pas humbjeve në Balkan League, ka fituar bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit sonte në Karagaç.
Verdhezinjtë kanë shkatërruar Dritën e dobësuar duke e mposhtur bindshëm 108-47. Dallimi i ekipit kampion dhe Dritës që befasoi në xhirot e para derisa nuk u fut në krizë financiare, bëhej nga çereku në çerek, por fundi ishte fatal për gjilanasit të cilët shënuan vetëm tre pikë në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.
Amerikani George Oduwufa u dallua sonte më së shumti te ekipi i udhëhequr nga Danijel Lutz duke regjistruar double-double prej 16 pikëve dhe 11 kërcimeve.
Përveç tij, Drilon Hajrzi shënoi 19 pikë sa edhe shqiptari Gerti Shima, derisa Fred House e Mirza Ahmedbasic shënuan nga 10 pikë, 4 më pak sesa organizatori kroat, Vedran Morovic.
Te ekipi mysafir që sonte luajti me vetëm dy të huaj u dallua Kason Cheeks me 20 pikë të shënuara, derisa përveç tij vetëm edhe Driton Sylejmani ka arritur të shënojë pikë dyshifrore - 10 pikë.
Kjo ka qenë fitorja e pestë e Pejës në kampionat, derisa Drita ka regjistruar humbjen e dytë të saj.
Rezultatet dhe tabela aktuale e Superligës.
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 19 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
2 | Gerti Shima | 19 pikë | 7 kërcime | 6 asistime |
3 | George Odufuwa | 16 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
4 | Vedran Morovic | 14 pikë | 7 asistime | 2 kërcime |
5 | Fahri Breca | 11 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
6 | Mirza Ahmetbasic | 10 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
7 | Fred House | 10 pikë | 6 asistime | 1 kërcim |
8 | Rron Grapci | 6 pikë | 4 kërcime | |
9 | Ersid Ljuca | 3 pikë | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Drita
1 | Kason Cheeks | 20 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
2 | Driton Sylejmani | 10 pikë | 2 kërcime | |
3 | Burim Aliu | 5 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Adem Dushica | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Arian Mehmeti | 3 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Laurant Ibrahimi | 3 pikë | ||
7 | Kushtrim Bajramaliu | 2 pikë | 1 kërcim |