KJ
Prej Kosove në Argjentinë
5 November, 2013 @19:24
Fundori amerikan, Kejuan Johnson, i cili mbrojti ngjyrat e Bashkimit të Prizrenit në stinorin e fundit ka gjetur angazhman në ekipin argjentias Penarol të Mar del Platas.
Johnson i cili kishte ardhur në afatin kalimtar dimëror në Prizren, ishte treguar si njëri ndër basketbollistët më cilësor të Superligës gjatë muajve të fundit të saj.
Ai u zgjodh edhe basketbollisti i muajit mars, duke e fituar çmimin BasKo.
Johnson me Bashkimin arriti në gjysmëfinale të përfundimtares së Kupës së Kosovës, si dhe në gjysmëfinale të Play-Offit, ku u mposhtën nga finalistja Sigal Prishtina 2-1 me ndeshje.
Ai ka qenë njëri ndër basketbollistët më të adhuruar të publikut prizrenas të stinorit të kaluar.
Ekipi i tashëm i 28 vjeçarit Johnson, Penarol Mar del Plata, bën pjesë në ligën elite argjentinase.