RTV 21
Prezentohet Krasniqi
5 November, 2013 @15:25
Skuadra që befasoi stinorin e kaluar gjithë opinionin basketbollistik në Kosovë, RTV 21, ka bërë prezentimin e trajnerit të ri sot, Arben Krasniqi.
Ish trajneri i Sigal Prishtinës, Arben Krasniqi, në konferencën për shtyp të organizuar nga klubi i tij i ri RTV 21, ka treguar edhe për lëndimet e disa lojtarëve nga të cilat vuan ekipi.
“Kemi disa basketbollistë të lënduar dhe do të shohim si shkojnë gjërat në ndeshjet e radhës,” ka thënë mes tjerash Krasniqi, për herë të parë si trajner i një klubi tjetër kosovar.
Ai ka premtuar punë dhe punë me ekipin e tij të ri derisa klubi synon kualifikimin në Play Off dhe arritjen e parë në Final Four të Kupës së Kosovës.
Krasniqi është trajneri më i trofeshëm në histori të basketbollit kosovar. Ditë më parë tani më ish trajneri i RTV 21, Adin Adinovic, kishte dhënë dorëheqje në marrëveshje me klubin.