LOJTARI I JAVËS
Më i miri në lindje
5 November, 2013 @14:19
Philadelphia 76ers, lojtarin Michael Carter Williams, sivjet e zgjodhi nga pozita e 11-të e draftit.
Williams në tre ndeshjet e para të stinorit, me plotë kuptimin e fjalës, shkëlqeu në parket sikur të kishte përvojë shumëvjeçare në NBA.
Ai në këto tre ndeshje luajti me mesatare prej 20.7 pikëve, 9 asistimeve dhe me 4,3 topa të vjedhura.
Me këtë performancë, ai arriti të zgjedhet lojtari i javës në Konferencën Lindore, para superyjeve si: LeBron James, Dwyane Wade, Carmelo Anthony e shumë të tjerë.
Në histori të NBA-së, këtë sukses në vitin e parë të karrierës, deri më tani kishte arritur vetëm Shaquille O’Neal, në vitin 1992.
Video
Performanca e Williamsit kundër Miami Heatit