TRANSFERET E FUNDIT
Përforcohen para ndeshjes me Pejën
7 November, 2013 @13:52
Kumanova, që ka një fitore dhe një humbje në Balkan League, para ndeshjes së xhiros së katërt është përforcuar me basketbollistin amerikan, Royce Parran.
Parran që së fundi ka luajtur në ligën e dytë malaziase për Danilovgradin do të jetë përforcimi i fundit i ekipit nga Kumanova, që humbjen e vetme deri më tani e ka pësuar nga Sigal Prishtina.
Kumanova do të pret Pejën në xhiron e katërt të Balkan League. Derisa Peja ende nuk ka shënuar fitore në dy ndeshjet e zhvilluara, Kumanova ka një fitore dhe një humbje deri më tani.
Amerikani Parran kishte shënuar në ndeshjen e parë të tij ndaj Zetës 50 pikë dhe zgjoi interesimin e të gjitha ekipeve në rajon. Fundori amerikan do të zëvendësojë malaziasin e Kumanovës, Nemanja Vranjes, i cili ka pësuar një lëndim të keq javën e kaluar.
Edhe Peja dje ka paralajmëruar përforcimin e radhës te ekipi i saj. Pejanët kanë arritur marrëveshje me kroatin Teo Simovic.