SERBI LËVDON KOSOVARIN
Si një 30 vjeçar me përvojë
9 November, 2013 @15:14
Basketbollisti kosovar, Kenan Spahi, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit në Beograd, është lëvduar nga trajneri i tij, Zeljko Obradovic.
Trajneri serb, i cili rrallë herë komenton performancat individuale, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, nuk kaloi pa thënë fjalë të mira për talentin kosovar.
“Sonte dua që ta nxjerri në plan të parë lojën e Kenan Spahisë. Ai është një djalosh 18 vjeçar, por lojën e basketbollit e luan si një 30 vjeçar me përvojë. Sonte Spahi ka treguar lojën e tij më të guximshme dhe më të mençur,” tha ndër të tjera Obradovic.
Prishtinasi Spahi në ndeshjen e mbrëmshme luajti me 10 pikë, 2 asistime, 2 topa të vjedhura dhe një kërcim, kurse skuadra e tij, Fenerbahce Ulker, së bashku me Olympiacosin dhe Real Madridin, janë skuadrat e vetme pa humbje deri më tani në Euroleague.