KARAGAÇ

BOROZANI/Erdis Driza
Peja fiton derbin lokal
5 October, 2014 @22:17
Derbi lokal i Pejës, i zhvilluar në Karagaç i takoi ekipit verdhezi. Boris Kurtovic mposhti ish ekipin e tij me rezultat bindës, 89-73.
Alban Veseli dhe Drilon Hajrizi ishin basketbollistët më efikas te ekipi i Pejës, që mposhti Besën sonte, në ndeshjen hapëse të tyre të stinorit të ri të Superligës.
Veseli, i rikthyer në Pejë, pas një stinori të kaluar te Sigal Prishtina, ka arritur që të shënojë 19 pikë në ndeshje duke u bërë koshashënuesi më i mirë i ekipit të tij, edhe pse nuk ishte në pesëshen fillestare të Kurtovicit.
Gjithashtu, edhe Drilon Hajrizi ka pasur një paraqitje impresionuese te verdhezinjtë, duke shënuar 18 pikë në ndeshje, derisa 5 basketbollistë të Pejës shënuan pikë dyshifrore në takim.
Te Besa, që çerekun e parë e përfundoi në epërsi minimale 22-21 Beqë Kovaçi ishte më efikasi me 19 pikë të shënuara, derisa u dalluan edhe dy përforcimet e ardhura së fundi te ekipi i Fabian Gjukës, Umar Shannon me 11 dhe Manny Richardson me 18 pikë të shënuara.
Statistikat individuale të lojtarëve i publikojmë pas pak.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS
Statistikat ekipore:
Peja | Besa | ||
Çereku i parë | 21 | 22 | |
Çereku i dytë | 30 | 20 | |
Çereku i tretë | 20 | 17 | |
Çereku i katërt | 18 | 14 | |
Kërcime | 39 | 29 | |
Asistime | 26 | 14 | |
Bllokada | 2 | 0 | |
Topa të vjedhur | 11 | 15 | |
Topa të humbur | 26 | 21 | |
Tentime për tre pikë | 10/26 | 3/22 | |
Tentime për dy pikë | 22/32 | 24/50 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 15/20 | 16/23 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 19 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
2 | Drilon Hajrizi | 18 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Samir Shaptahovic | 13 pikë | 10 asistime | 4 kërcime |
4 | Ephrem Davis | 13 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
5 | Hrvoje Puljko | 11 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
6 | Gerti Shima | 9 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
7 | Art Hajdari | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Rron Grapci | 2 pikë |
Statistikat individuale te Besa
1 | Beqë Kovaqi | 19 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
2 | Manny Richardson | 18 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
3 | Umar Shannon | 11 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Blend Matoshi | 10 pikë | 4 kërcime | |
5 | Arian Qallaku | 9 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
6 | Sami Hajzeri | 3 pikë | 2 kërcime | |
7 | Shpend Gashi | 3 pikë | 1 asistim |