PEJA - RAHOVECI

Foto: A.K
Peja fiton duelin kosovar të BIBL-së
23 October, 2019 @20:41
Në një prej ndeshjeve të xhiros hapëse të sezonit të ri në Ballkan Ligë, duel që u luajt mes dy skuadrave kosovare të BIBL-së, në “Karagaç” Peja ka arritur ta mposhtë me rezultat 77-54 Rahovecin, i cili sonte debutoi në këtë garë.
“Vreshtarët” në epërsi ishin vetëm pas çerekut të parë (20-24), ndërsa që nga çereku i dytë e deri në fund, pejanët zhvilluan mbrojtje të fortë dhe arritën ta kthenin ndeshjen në anën e tyre, për ta mbyllur ndeshjen me fitore.
Në çerekun e dytë pejanët pësuan 12 pikë, në të tretin 8 e në të fundit 10, gjë që ndikoi dukshëm në fitoren e arritur.
Nga pesë lojtarët me pikë dyshifrore, më të dalluarit te Peja sonte ishin Henrik Sirko me 18 pikë, 10 kërcime e 3 asistime dhe Malcolm Armstead 13 pikë, 10 asistime e 8 kërcime, kurse te Rahoveci sonte u veçuan Arian Qallaku me 21 pikë, 6 kërcime e 2 asistime dhe Jure Gunjina me 12 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.
Ndeshjen e ardhshme në BIBL Peja e luan ndaj Vllaznisë në “Karagaç” më 29 tetor, derisa Rahoveci më 30 tetor në “Mizahir Isma” e pret Ibrin e Rozhajës.