Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PONTE PRIZRENI - PEJA

Peja fiton në Prizren, merr avantazhin e fushës

Foto: KB Peja

Peja fiton në Prizren, merr avantazhin e fushës


25 April, 2021 @21:59

Skuadra e Pejës e ka filluar mbarë serinë gjysmëfinale të Play Off-it.

Verdhezinjtë shënuan fitore si mysafirë në Prizren, duke e mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 92-100.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen me një seri prej 17-5, derisa çerekun e parë e mbyllën me rezultat 36-26.

Peja u rikthye në lojë nga çereku i dytë, derisa me lojë të mirë sidomos në çerekun e tretë, e kaloi krejtësisht mbi vete kontrollin e lojës.

Pone Prizreni me pikët e Arti Hajdarit u afrua në vetëm një pikë, 92-93, kur kishin mbetur edhe rreth 3 minuta deri në fund të takimit, por që nga ai moment vendasve u mungoi efikasiteti, derisa pejanët me pikë të sigurta arritën deri tek fitorja.

Në fitoren e Pejës u dallua qendra Brandon Walters që shënoi 25 pikë dhe 16 kërcime, megjithëse përballë kishte një qendër të fortë siç është Urim Zenelaj.

Po aq pikë sa Walters shënuan edhe Kwame Vaughn dhe Arti Hajdari te Ponte Prizreni. Ky i fundit ishte i saktë 6 herë nga vija e tre pikëshit.

Në këtë ndeshje te Peja u rikthye Dardan Berisha, i cili kishte munguar gjatë fazës çerekfinale për shkak të lëndimit.

SKEMA E PLAY OFF-IT

Peja tani avancon me rezultat 1-0 në serinë gjysmëfinale të Play Off-it.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet të martën përsëri në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga