Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PEJA

Peja fiton, përmbys Prizrenin pas vazhdimeve!

Pamje nga arkivi

Peja fiton, përmbys Prizrenin pas vazhdimeve!


26 December, 2022 @23:00

Edin Kërveshi ka qenë afër fitores së parë të tij si kryetrajner i Ponte Prizrenit, por nuk e ka arritur këtë as në mundësinë e dytë, pasi që Peja ka arritur të këndellet në cerekun e fundit të ndeshjes për të siguruar vazhdimet, 74-74.

Treshes së Wayne Arnoldit për 74-71 në të mirë të Prizrenit 26 sekonda para fundit të ndeshjes, iu përgjigj Isaiah Umipig 13 sekonda para fundit, për të barazuar rezultatin. E në mundësitë e fundit, Leondre Washington s’shënoi dyshe, e as Rodney Purvis tentimit në sekondën e fundit për tre.

Në vazhdime, Isaiah Umipig dhe Samir Zekiqi çuan Pejën te fitorja e sigurt, për përfundimtaren Ponte Prizreni 83-91 [28-11, 19-27, 16-17, 11-19, 9-17].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Samir Zekiqi përndryshe ka qenë njeriu me më së shumti minuta të luajtura te Peja sonte. Ai në 41:51 minuta lojë ka shënuar 15 pikë, 9 kërcime e 3 asistime në fitoren e ekipit, që ka qenë edhe ndeshja e parë e tij me fanellën verdhezi prej se aty kaloi nga Trepça.

Rodney Purvis u bë koshashënuesi më i mirë i Pejës në fitore, duke shënuar 20 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, ndërsa Brad Waldow dominoi nën kosh me 11 pikë e 11 kërcime në fitore, për të kryer ndeshjen me double-double.

Prizreni në anën tjetër, nuk mori mjaftueshëm ndihmë nga forcat vendore të ekipit, ku pos treshes së huaj, të tjerët nuk u shquan për ndihmë të madhe në pikë, përkundër tentimeve.

Dachon Burke dha 23 pikë, por bëri vetëm 1 asistim e 1 kërcim, ndërsa nuk mjaftuan as 7 treshet e Wayne Arnoldit nga 13 tentime, që kreu lojën me 31 pikë!

Derisa Peja bën bilancin 12-3 pas 15 ndeshjeve të zhvilluara dhe bëhet gati për ndeshje jetike në BIBL ndaj Hapoel Beer Shevas në mesjavë, Prizreni tashmë ka pësuar për herë të nëntë këtë stinor dhe ka thelluar bilancin negativ në 6-9, duke mbyllur vitin 2022 me humbje!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga