Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LATINO-AMERIKANI TE PEJA

Peja gjen zëvendësim për Ilterin, zyrtarizon përforcimin e ri

Peja gjen zëvendësim për Ilterin, zyrtarizon përforcimin e ri


19 January, 2022 @15:26

Pas lëndimit të playmakerit turk të skuadrës Erdem Ilter dhe konfirmimit të mungesës së tij për afro një muaj, Peja ka reaguar duke gjetur zëvendësimin për pozitën e lënë bosh nga turku.

Kështu, verdhezinjtë kanë zyrtarizuar sot basketbollistin Tjader Fernandez që vjen për të luajtur në pozitën një në skuadrën pejane.

I lindur në Porto Riko me nënshtetësi amerikane, Fernandez është 28 vjeç dhe i gjatë 178 centimetra.

Tjader Fernandez

Së fundi si pjesë e ekipit të Alteticos de San German ai ka pasur mesatare prej 11.8 pikëve për ndeshje në Porto Riko, ndërsa ka bërë 5.5 asistime e 3 kërcime për lojë.

“KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e pozites së organizatorit, Tjader Fernandez. Lojtari, i gjatë 1.78cm ka një përvojë në ligat e rëndësishme të Amerikës Latine dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipen, pas lendimit të Erdem Ilter, i cili pritet të mungoj së paku 3 javë,” ka shkruar njoftimi i skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike