DHJETË VJET

KB Peja/ Korniza Studio
Peja kthen në kujtim stinorin 2005/06
16 April, 2016 @21:10
Me fitoren e sotme kundër Trepçës, Peja e ka përfunduar pjesën e rregullt të stinorit në Superligë me vetëm një humbje.
Humbja e vetme e verdhezinjëve në 24 ndeshje të zhvilluara në Superligë këtë stinor, është shkaktuar nga Sigal Prishtina në kuadër të xhiros XVIII.
Bilanci me vetëm një humbje gjatë gjithë pjesës së rregullt, nuk mbahet në mend qysh nga stinori 2005/06.
Atë botë, një gjë të tillë kishte arritur ta bëjë skuadra e cila tashmë nuk ekziston, Mabetexi.
Mabetexi stinorin 2005/06 e kishte përfunduar me 27 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Superliga numëronte 8 skuadra.
Këtij rekordi me gjysmë këmbe i është bërë “ortak” edhe Sigal Prishtina në stinorin 2008/09, mirëpo për shkak të sistemit të atëhershëm të garave, nuk mund të llogaritet si stinor i rregullt me vetëm një humbje.
Në fakt, Sigal Prishtina e kishte përfunduar pjesën e rregullt me 17 fitore dhe 1 humbje, por për shkak të pjesëmarrjes së 10 ekipeve në Superligë, është zhvilluar edhe faza e dytë e Superligës, në mënyrë të zvogëlimit në 8 numrin e skuadrave pjesëmarrëse për stinorin në vijim, ku më pas bardhekaltërit kishin pësuar edhe dy humbje të tjera, duke e përfunduar pjesën e rregullt me 17 fitore e 3 humbje.
Bilanci i liderëve në Superligë që nga stinori 2005/06
1 | 2005/06 | Mabetex | 27 fitore 1 humbje |
Superliga me 8 ekipe |
2 | 2006/07 | Sigal Prishtina | 15 fitore 3 humbje |
Superliga me 10 ekipe |
3 | 2007/08 | Sigal Prishtina | 16 fitore 2 humbje |
Superliga me 10 ekipe |
4 | 2008/09 | Sigal Prishtina | 17 fitore 3 humbje |
Superliga me 10 ekipe (2 faza) |
5 | 2009/10 | Sigal Prishtina | 26 fitore 2 humbje |
Superliga me 8 ekipe |
6 | 2010/11 | Sigal Prishtina | 26 fitore 2 humbje |
Superliga me 8 ekipe |
7 | 2011/12 | Sigal Prishtina | 25 fitore 3 humbje |
Superliga me 8 ekipe |
8 | 2012/13 | Peja | 26 fitore 2 humbje |
Superliga me 8 ekipe |
9 | 2013/14 | Sigal Prishtina & Peja | 26 fitore 2 humbje |
Superliga me 8 ekipe |
10 | 2014/15 | Sigal Prishtina | 26 fitore 2 humbje |
Superliga me 8 ekipe |
11 | 2015/16 | Peja | 22 fitore 1 humbje |
Superliga me 7 ekipe |