Peja
Peja largon Ahmedbasicin
21 November, 2013 @10:38
Mirza Ahmedbasic nuk është më lojtar i skuadrës së Pejës. Kontrata e basketbollistit me status të lojtarit vendor është shkëputur në mënyrë të dyanshme, njofton faqja zyrtare e klubit pejan.
Derisa arsyet e shkëputjes së kontratës nuk janë bërë të ditura, në njoftimin e verdhezinjëve është dhënë se rrugët janë ndarë në mënyrë miqësore.
Peja për momentin i ka katër basketbollistë të huaj në skuadër (Morovic, House, Oduwufa, Simovic), dhe nuk ka hapësirë që mungesën e Ahmedbasicit ta mbulojë me ndonjë tjetër përforcim të huaj.