Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOZUV BËHET LIDER

Maqedonasit me fitore, Kozuv kalon Prishtinën

balkanleague

Maqedonasit me fitore, Kozuv kalon Prishtinën


20 November, 2013 @10:02

Dy ndeshjet e para të xhiros së pestë të Balkan League kanë përfunduar me fitore të ekipeve maqedonase. 

Kumanova ka mposhtur Balkanin e Botevgradit 87-73, ndërsa Kozuvi ka mposhtur si mysafir Teodon e Tivatit 74-80

Pas humbjes në xhiron e parë nga Sigal Prishtina, Kumanova ka regjistruar mbrëmë fitoren e tretë me radhë në shtëpi, derisa më të dalluarit në ndeshje për ekipin maqedonas kanë qenë Vukasin Mandic me 24 pikë, pastaj transferi i ri Royce Parran, që ka shënuar 20 pikë dhe ka regjistruar 6 asistime, e Ivan Miskovic me 17 pikë e 8 kërcime. 

Në ndeshjen tjetër Kozuvi ka shënuar edhe fitoren e katërt. Ata kanë mposhtur në Mal të Zi si mysafir Teodon. Malaziasit përsëri janë mposhtur në fund përkundër se kanë arritur që të zvogëlojnë në një kosh epërsinë e Kozuvit. 

Miladin Pekovic me 27 pikë ka qenë lojtari më efikas në ndeshje. Ai i ka shtuar statistikave të tij edhe 10 kërcime e 3 asistime që ka bërë atë me double-double. 

Dimitar Mirakovski  ka shtuar 22, derisa Dimitar Karadzovski 12 pikë të tjera në fitoren që e bëri lider të ligës ballkanike ekipin nga Gjevgjelia. 

Nikola Korac me 20 dhe Nikola Vucurovic me 16 pikë, kanë qenë më të mirët te ekipi i Teodos. 

Sigal Prishtina në këtë xhiro pushon, derisa Peja përkundër se e ka lojën e regjistruar atë do ta luajë më vonë për shkak të udhëtimeve të Craiovës rumune. Kështu, Sigal Prishtina dhe Peja do të ndeshen në mes veti javën që vjen (27 nëntor) në kuadër të ligës ballkanike, para se Peja të takohet me Craiovën (3 dhjetor). 

Sonte zhvillohet edhe ndeshja e fundit për këtë javë në Balkan League, ku takohen finalistët e stinorit të kaluar Galil Gilbao - Levski Sofia. 

Tabela aktuale pas ndeshjeve të mbrëmshme në Balkan League dhe ndeshjet e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League