TALENTJA PRISHTINASE
Vogëlushja që po shkëlqen
19 November, 2013 @9:32
Ajo e kap topin me siguri të lartë në ndeshje, përkundër se me bashkëlojtarë e me kundërshtarë të gjithë janë së paku 3-4 vjet më të mëdhenjë në moshë.
Mirëpo, as gjatësia e akterëve tjerë në fushën e lojës nuk është pengesë për atë. Astera 9 vjeçare pranon topin nga bashkëlojtarët, e udhëheq dhe kthen kokën lartë. Me një parabolë, të saktë matematikisht, ajo shënon pikët.
E lindur më 21 tetor të vitit 2004 ajo ka kaluar në radhët e pionierëve të Sigal Prishtinës dhe tani më po merr pjesë në garat zyrtare të FBK-së, përkundër se moshatarët janë të moshës 12-13 vjeçare.
E shtyrë nga babai Astriti që të mirret me basketboll, Astera Tuhina, nisi hapat e saj në mes të dy koshave në moshën 5 vjeçare. Kaloi nëpër duart e trajnerëve si Mark Rodiqi, Dritëro Sefaja e Bekim Maxhuni te shkollat përkatëse të tyre.
Astera Tuhina tashmë është bërë një basketbolliste që premton dhe duartrokitet nga të gjithë pas çdo pike të shënuar. E Sigal Prishtina shënoi fitoren e parë në kategorinë e pionierëve këtë stinor me atë në fushë.
Suksese Asterë!
Video
Astera Tuhina gjatë ndeshjes
Astera Tuhina duke shënuar pikët e saja për pionierët e Sigal Prishtinës në ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Kalasë. Sigal Prishtina mposhti Kalanë 38-31;
Astera Tuhina dhe pikët
Vogëlushja Astera shihet duke depërtuar dhe shënuar pikë në akcionet e saja me fanellën e Kolegjit Univers;