Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEMAT

Stop Indiana!

nba.com

Stop Indiana!


17 November, 2013 @11:38

Më në fund doli një skuadër që e ktheu në ‘tokë’ Indianën. Pas nëntë fitoreve rresht, Chicago Bulls arriti t’i thotë “ndalu” Pacersit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 110-94 në favor të “demave”, të cilët dominuan gjatë tërë ndeshjes. Faktori kryesor që e bëri dallimin, ishte saktësia e vendasve nga trepikëshi.

Ata luajtën me 57,9 % të saktësisë, ku prej 19 tentimeve shënuan 11 herë. 

Më të mirët tek Chicago ishin: Luol Deng me 23 pikë e shtatë kërcime dhe Derrick Rose me 20 pikë, i cili ishte i saktë gjashtë herë nga vija e treshit.

Tek Indiana lojtarët në formë, nuk shëndrinë në këtë ndeshje. Paul George arriti të shënojë vetëm 12 pikë, që ndikoi dukshëm te loja e Indiansë. 

Pacers e regjistroi, humbjen e parë në këtë stinor, pas nëntë fitoreve. 

Demat e Chicagos janë të njohur me këto ndalje të serive të ekipeve tjera, pasi që edhe stinorin e kaluar kishin arritur të ndalnin Miami Heatin pas 27 fitoreve me radhë. 


Video

Bulls - Pacers



 
Të gjitha lajmet nga NBA