BALKAN LEAGUE TOP 10
Hajrizi, kosovari i dytë në TOP 10
15 November, 2013 @15:30
Fundori i Sigal Prishtinës, Kendrick Jones dhe aloja e Pejës, Drilon Hajrizi, janë dy basketbollistët e vetëm të skuadrave kosovare që kanë arritur në TOP 10-shen e lojtarëve më të mirë të xhiros së katërt të Balkan League këtë javë.
Kendrick Jones ka arritur që të zë vendin e gjashtë derisa Hajrizi ka arritur të renditen në pozitën e dhjetë të basketbollistëve më të mirë të xhiros në Balkan League, ka shkruar sot Eurobasketi.
Amerikani Jumaine Jones i Levskit ka qenë më i miri i javës, ndërsa pas tij kanë ardhur Ivan Miskovic i Kumanovës, që ka qenë shumë i mirë ndaj Pejës, si dhe i treti është renditur Miladin Pekovic, i Kozuvit të Gjevgjelisë.
Jones është hera e tretë që bën pjesë në TOP 10, derisa në xhiron e parë ka qenë në vendin e parë. Drilon Hajrizi, për herë të parë futet në këtë listë dhe pas Dardan Berishës së Sigal Prishtinës, është kosovari i parë që arrin të futet në TOP 10 të Balkan League në katër xhirot e para.
Sigal Prishtina është lidere e Balkan League, derisa Peja është e fundit në renditje.