IGGY
Fitorja nga Iguodala
15 November, 2013 @11:56
Heroi i ndeshjes Golden State Warriors - Oklahoma City Thunder u bë Andre Iguodala, i cili shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kishin mbetur edhe dy sekonda për të përfunduar ndeshja, ku shënoi Russell Westbrook (OKC) nga vija e treshit, për ta kaluar skuadrën e vet në epërsi 115-114.
Lojtarët e Oklahomës, u gëzuan shumë, por gëzimi i mbeti në fyt, pasi që Andre Iguodala shënoi në sulmin e fundit për të bërë rezultatin 116-115 në favor të luftëtarëve.
Klay Thompson, ishte koshashënuesi më i miri tek vendasit, me 27 pikë e pesë kërcime, derisa u dalluan edhe Stephen Curry me 22, David Lee me 20 e Iguodala me 14 sosh.
Në anën tjetër Russell Westbrook, shkëlqeu me 31 pikë e 9 kërcime, të cilët ishin të pa mjaftueshëm për ekipin e tij.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Warriorsave, që kanë tre humbje, kurse Oklahoma e regjistroi humbjen e dytë me radhë.
Video
Sekondat e fundit nga Golden State - Oklahoma