KANARINAT
Feneri në shpejtësinë e pestë
14 November, 2013 @22:23
Gjiganti turk Fenerbahçe Ulker, nuk pësoi humbje edhe në ndeshjen e pestë të Euroleague, kundër skuadrës françeze Nanterre.
Me trajnerin Zeljko Obradovic, Feneri është bërë kandidat kryesor për Final Four. Ardhja e strategut Obradovic, ndikoi pozitivisht sivjet tek kanarinat, të cilët vitin e kaluar nuk ishin fare stabil.
Fitorja e radhës, erdhi me rezultat 83-66. Në skenë ishte përsëri kroati në top formë, Bojan Bogdanovic, i cili luajti me 20 pikë, 4 kërcime e me 3 asistime.
Në anën tjetër, tek kampionja e Francës, Ali Traore gjithashtu i shënoi 20 pikë, por nuk arriti që ta shpëtoj skuadrën e tij nga humbja.
Kosovari Kenan Sipahi, luajti gati 20 minuta, por nuk arriti të shënoi asnjë pikë.
Video
Fenerbahce - Nantere