Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

Për lidership

BOROZANI/Erdis Driza

Për lidership


14 November, 2013 @10:57

Sigal Prishtina sonte pret ekipin malazias Teodo në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. 

I tërë ekipi është i motivuar dhe sipas deklaratave të djeshme në konferencën për shtyp, si të trajnerit Ceyhun Cabadak ashtu edhe të qendrës, Blerim Mazreku, Sigal Prishtina mendon dhe kërkon fitore. 

Njoftimet e brendshme nga klubi kaltër e bardhë thonë se nuk ka ndonjë problem të theksuar me asnjë lojtar dhe ata janë tërësisht të gatshëm për Teodon. 

Teodo në anën tjetër është e lodhur këtë javë, pasi që kjo do të jetë ndeshja e tretë për ata në pesë ditët e fundit. Ata të dielën luajtën në ligën malaziase, të martën në atë ballkanike ndaj Levskit dhe sonte luajnë ndaj Sigal Prishtinës. 

Deri më tani basketbollistët më të dalluar të ekipit nga Tivati i Malit të Zi kanë qenë amerikani Manuel Johnson që luan në pozitën e alos si dhe malaziasi Nikola Vucurovic që luan në pozitat 1 dhe 2. 

Teodoja ka bilanc negativ në Balkan League dhe pas fitores në xhiron e parë, të gjitha të tjerat i ka humbje. Ajo ka bilanc aktual prej 1 fitoreje dhe 3 humbjeve, ndërsa me ndeshjen e sontme do të bëhet ekipi me më së shumti ndeshje të zhvilluara në ligën ballkanike, 5. 

Sigal Prishtina pret mijëra shikues në Pallatin e Rinisë sonte, që me atmosferë t’ua terrojë malaziasve dhe të bëhet lidere e ligës ballkanike, pasi që në xhiron tjetër ekipi i udhëhequr nga Ceyhun Cabadak e ka pushim.

Tabela aktuale dhe rezultatet e kësaj xhiroje.



BALKAN LEAGUE, Sonte:

17:30, Pallati i Rinisë dhe Sporteve; Sigal Prishtina - Teodo Gjyqtarë: Georgios Tanatzis, Borislav Peltekov dhe Milen Tsvetkov;

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League