PARAQITET EDHE NJË
Qendër gjigante te Besa!
13 November, 2013 @23:01
Skuadra e Besës, që është e radhitur në vendin e parafundit në tabelë të Superligës, ka paraqitur për regjistrim edhe një basketbollist të huaj.
Sipas faqes zyrtare të Federatës, bëhet fjalë për amerikanin Brad Kanis, i cili luan në pozitën qendër.
Qendra Kanis është 218 centimetra i gjatë dhe do të bëhet basketbollisti më i gjatë në kampionatin kosovar në momentin kur të aterojë te ekipi i tij i ri.
Ai ka përvojë në disa liga amerikane, e veçanërisht atë të Uruguajit ku ka kaluar disa stinorë. Kanis është 29 vjeçar dhe bashkë me transferin e fundit të Besës, Marokinyo Williams, do të krijonin murin në trapezin e ekipit të udhëhequr nga Boris Kurtovic.
Besa ka regjistruar vetëm një fitore në ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës. Ata kanë mposhtur Kastriotin në Karagaç.