Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CEYHUN CABADAK

Duam fitore!

BOROZANI/Erdis Driza

Duam fitore!


13 November, 2013 @21:27

Trajneri turk i Sigal Prishtinës në konferencën e sotme për shtyp përkundër se ka qenë i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit të nesërm, ka kërkuar fitore nga lojtarët e tij. 

“Duam të fitojmë! Ne deshëm të fitojmë edhe në Izrael ndaj Galil Gilboas, por nuk ia dolëm. Tani ne do të fokusohemi në çdo lojë sepse çdo lojë dallon shumë nga tjetra dhe ne dëshirojmë të vazhdojmë me fitore,” ka thënë ai në konferencën e sotme për shtyp. 

Sa i përket kundërshtarit të nesërm, Cabadak, ka vlerësuar lartë atë, përkundër se malaziasit mund të jenë të lodhur nga numri i madh i ndeshjeve të zhvilluara këto ditë dhe udhëtimet e gjata. 

“Ata janë shumë të rrezikshëm. Ata u mposhtën nga Levski, por vetëm 30 sekonda para përfundimit të ndeshjes ishin vetëm 3 pikë prapa. Kanë lojtarë me përvojë dhe trajner shumë të mirë,” ka shtuar mes tjerash trajneri i ri turk, Cabadak. 

Teodo ka zhvilluar një ndeshje të ligës malaziase të dielën. Kanë udhëtuar për në Bullgari të hënën në ndeshje ndaj Levskit, që u zhvillua të marten dhe prej aty janë nisur për Prishtinë, ku do të luajnë nesër. 

“Ata sot mbajnë seancën stërvitore të tyre në palestrën tonë. Unë nuk mendoj se kjo do të jetë problem për ata,” ka thënë në fund Cabadak, që ka kërkuar fitore nga ekipi i tij. 

Sigal Prishtina me fitoren potenciale nesër do të mund të rimerr lidershipin e ligës ballkanike, të cilën sot e mban Kozuvi i Gjevgjelisë. 

Kjo do të jetë ndeshja e katërt në katër xhiro e Sigal Prishtinës, derisa ajo do të pushojë në xhiron e pestë.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League