KAMPIONJA
S’e deshti as kësaj radhe
12 November, 2013 @19:31
Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, nuk arriti as pas ndeshjes së saj të tretë të shënojë fitore në kuadër të Balkan League, duke regjistruar kështu humbjen e tretë në katër xhirot e para të BIBL.
Peja u mposht sonte si mysafire e Kumanovës në Kumanovë, 93-85. Verdhezinjtë e udhëhequr nga Daniel Lutz ia nisën mirë ndeshjes, ku me ndërrime në rezultat, arritën që të përfundojnë çerekun e parë në favor të tyre, 18-19.
Kumanova për herë të parë arriti në epërsi, pasi që Samir Shaptahovic humbi topin në çerekun e parë kah minuta e pestë e takimit, ku transferi i ri i kumanovarëve Roy Parran kaloi ekipin e tij të ri në epërsi.
Përkundër se Peja u këndell deri në fund, çereku i tretë pa rënie në lojë të verdhezinjëve, të cilët ranë në deficit prej 13 pikëve në disa momente.
E kur Daniel Lutz zëvendësoi pas Time Outit, Samir Shaptahovicin me Fred Housein si dhe Teo Simovicin me George Odufuwan, Peja u rikthye.
Treshet e Drilon Hajrizit dhe Vedran Morovicit u treguan esenciale në rikthim, derisa ne minutën e fundit të ndeshjes, nga një rast për të barazuar rezultatin, Samir Shaptahovic, dështoi nga vija e treshes, ku Kumanova e ngriti atë dhe më shpresa nuk kishte.
Peja regjistroi humbjen e tretë duke mbetur ekipi i vetëm pa fitore, derisa Kumanova përmirësoi bilancin duke regjistruar dy fitore, krahas vetëm një humbjeje të pësuar nga Sigal Prishtina në xhiron e parë.
Lojtari më i mirë te Peja ishte Drilon Hajrizi me efiçencë 21, duke shënuar 19 pikë, regjistruar 2 asistime dhe 4 kërcime. Pas tij në shprehje erdhën edhe Vedran Morovic me 20 pikë të shënuara dhe George Odufuwa me 9 pikë e 9 kërcime.
Te kundërshtari më të dalluarit ishin serbët Ivan Miskovic me 24 pikë të shënuara dhe 6 kërcime, si dhe Vukasin Mandic me 20 pikë të shënuara dhe 5 asistime e 5 kërcime.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Kumanova | Peja | ||
Çereku i parë | 18 | 19 | |
Çereku i dytë | 20 | 17 | |
Çereku i tretë | 28 | 23 | |
Çereku i katërt | 27 | 26 | |
Kërcime | 25 | 28 | |
Asistime | 16 | 14 | |
Bllokada | 3 | - | |
Topa të vjedhur | 10 | 5 | |
Topa të humbur | 5 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 7/23 | 12/25 | |
Tentime për dy pikë | 26/40 | 18/34 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 20/26 | 13/17 |
Statistikat individuale te Kumanova
1 | Ivan Miskovic | 24 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
2 | Vukasin Mandic | 20 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
3 | Marjan Janeski | 15 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Royce Parran | 12 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
5 | Darko Radulovic | 12 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
6 | Marjan Mladenovic | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Marino Sarlija | 4 pikë | 3 kërcime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Vedran Morovic | 20 pikë | 1 kërcim | |
2 | Drilon Hajrizi | 19 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Samir Shaptahovic | 13 pikë | 6 asistime | |
4 | Fred House | 11 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Mirza Ahmetbasic | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | George Odufuwa | 9 pikë | 9 kërcime | |
7 | Gerti Shima | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
8 | Teo Simovic | 1 pikë | 3 kërcime |