TELEBOYS
Fshesa e Krasniqit
12 November, 2013 @14:14
Skuadra e RTV 21 është në proces të rinovimit të saj si ekip me trajnerin e ri Arben Krasniqi. Sipas drejtuesve të këtij klubi, Teleboysat, do të prishin marrëveshjet me të gjithë basketbollistët e huaj dhe do të mbajnë në ekip vetëm fundorin Brendon Jenkins.
Asnjëri nga të ardhurit e fundit, Tray Hampton, Keith Gabriel dhe John Pack, nuk kanë mbushur syrin e ‘ujkut të vjetër’ Krasniqi dhe pritet të largohen nga ekipi prishtinas.
Sipas përfoljeve në kuloaret basketbollistike, Krasniqi është duke shikuar mundësinë që të sjellë në ekip ish lojtarin e Sigal Prishtinës, Jeremy Price.
Alo-qendra Price, aktualisht është duke mbrojtur ngjyrat e Upsate Heat në SHBA.