Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Koha për fitore

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Koha për fitore


12 November, 2013 @10:23

Peja sonte do të jetë mysafire e Kumanovës në kuadër të Balkan League. Skuadra e Daniel Lutzit e cila në tre xhirot e para ka pësuar dy humbje, ndërsa një xhiro, ka pushuar, sonte do të kërkojë fitoren e parë në palestrën kumanovase. 

Në anën tjetër, Kumanova, e cila gjithashtu ka pushuar një xhiro, është hera e tretë që po luan si vendase dhe deri më tani ka bilancin prej një fitoreje dhe një humbje. Humbjen e vetme Kumanova e ka pësuar nga Sigal Prishtina dhe atë në xhiron e parë të Balkan League. 

Peja ka përforcuar së fundi skuadrën me qendrën kroate Teo Simovic, i cili në kombinim me Ersid Ljucën e Endrit Hysenagollin pritet t’ia lehtësojë punën e pejanëve nën kosh. 

Simovic, i cili debutoi në ndeshjen e fundjavës në Superligë është treguar instrumental në fitore ndaj Kastriotit. Ai ka shënuar 16 pikë dhe ka regjistruar një kërcim. 

Përkundër të gjithave ajo që vlerësohet më së shumti te qendra e re kroate e Pejës, është saktësia e gjuajtjeve të tij. Ai ka pasur saktësi prej 83% si nga gjuajtjet zonale ashtu edhe nga ato të lira. 

Kumanova gjithashtu nuk ka fjetur, ato ditë më parë transferuan amerikanin nga liga e dytë e Malit të Zi, Royce Parran, i cili pritet të vijë si mbulim i të lënduarit Nemanja Vranjes.

Deri më tani basketbollisti më i mirë pejan në BIBL është treguar amerikani Fred House, derisa ka zhgënjyer Samir Shaptahovic. 

Tabela aktuale



BALKAN LEAGUE, Sonte:

17:30, Kumanovë Kumanovo-Peja Gjyqtarë: Ademir Zurapovic, Dragan Kralj dhe Ivan Milicevic;

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League