T-WOLVES
Ujqit përfundojnë serinë e zezë
11 November, 2013 @14:37
Seria e zezë e Minnesotës kundër Lakersit në Staples Center, përfundoi dje.
Pas 22 humbjeve rresht në këtë sallë në përballjen me Lakersin, Minnesota Timberwolves, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 113-90.
Mungesën e Kobe Bryantit, “ujqit” e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë për ta përfunduar serinë e humbjeve.
Spanjolli Ricky Rubio, shkëlqeu me triple-double, i cili shënoi 12 pikë, 14 asistime e 10 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Kevin Martin me 27 dhe Kevn Love me 25 sosh.
Ndërsa në anën tjetër u dallua Steve Blake me 19 pikë e 8 asistime.
Minnesota, sivjet bëri një start shumë të mirë dhe ka një bilanc prej pesë fitoreve e 2 humbjeve, ndërsa Lakersit i mungon dukshëm Kobe Bryant. Ata, deri më tani kanë tre fitore e pesë humbje.
Video
Performanca e Ricky Rubios